Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit, tjetër fitore kundër ISIS-it

09.07.2017 21:01:56

Ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në twitter e ka komentuar çlirimin e Mosulit, nga forcat e Shtetit Islamik.

Sipas Hoxhajt, ky çlirim është fitore tjetër kundër ISIS-it, dhe zhvillim i rëndësishëm për sigurinë lokale dhe ndërkombëtare.

“Çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore kundër ISIS-it në Irak dhe rajon. Ky është zhvillim i rëndësishëm për paqen lokale dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj në tëitter.

Fitorja kundër ISIS-it u shpall më herët nga kryeministri i Irakut.