Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që t’i largojë nga pozitat e tyre zyrtarët e korruptuar dhe të paaftë, përderisa ministrat, sipas tij, duhet të kenë të kaluar të pastër dhe të jenë të përkushtuar për kryerjen e misionit dhe mandatit të tyre me një kapacitet profesional
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i largojë nga pozitat e tyre zyrtarët e korruptuar dhe të paaftë, përderisa ministrat duhet të kenë të kaluar të pastër dhe të jenë të përkushtuar për kryerjen e misionit dhe mandatit të tyre me një kapacitet profesional.
Këto komente gjatë një interviste për gazetën “Zëri” i ka bërë Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).
Palmer po ashtu ka folur edhe për GjykatënSPECIALE
, ku, sipas tij, drejtësia ndërkombëtare është e dizajnuar për t’i hetuar në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dyshimet për sjellje kriminale dhe të atribuojë përgjegjësitë për individët dhe jo grupet etnike, jo për kombe/shtete, jo për një organizatë të tillë si UÇK-ja, si një institucion.
“Pra, në atë masë saqë ky proces identifikon veprimet e individëve përmes një procesi të drejtë, transparent dhe llogaridhënës, duke bërë ata përgjegjës si individë dhe jo si përfaqësues të popullit të Kosovës”, ka thënë ai.









































