Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoi në Malishevë- Llapushë

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Edhe njëherë për Halil Alidemën, Teutë Kryeziun- Alidema dhe për mësuesin e parë deçanas që punoi me Halil Alidemën në Malishevë dhe fshatrat e komunës së Rahovecit e të Suharekës

Mësuesit janë resurs i pashterrshëm. Ata e qojnë vendin përpara
(”Një mësues është më i mirë se një raft me libra thonë kinezët)

Me fjalë flasim e (nuk) mirremi vesh por edhe fotografitë ”flasin”.

Një fotografia me nxënësit e klasën e tetë me disa mësues dhe me drejtorin Halil Alidema, fotografi e vitit 1964 që ma kishte dërgua Fejzë (Binak) Morina, bëri që të më lajmërohën disa mësues e nxënës të asaj kohe e të atyre viteve. Ata më treguan edhe për disa mësuse e m,ësuese të tjera që janë në foto dhe të tjerë e të tjerë që kanë punua si mësues në Malishevë, para e pas tyre, ”vendas” e të huaj, si Izet Zogaj nga Lladrofci, Muhamet Boja nga Kerrnica e Klinës … në fillim të viteve të 1960 por edhe disa nga personalitetet politike të kohës që ishin në administratën e komunës së Malishevës, në polici e organet tjera të hetuesisë, UDB-se, gjyqësisë, si Qerim Gashi, sekeretar komitetit, Lil e Shefqet Byqtyqi, Millani e Dauti, ”puntorë” policie.

Pas shkrimit që e publikova në fillim të muajit prill 2017 në Lajm.co dhe në Fokusi.org për Halil Alidemën, drejtor, shoqëruar me një fotografi me nxënës të klasës së tetë bashkë me disa mësues si dhe shkrimin tjetër, në vazhdim për Qerim Gashin sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Malishevë, mora një letër nga Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoj në Shk.Fill.”Emin Duraku” në Malishevë në vitin shkollor 1964/1965, si mësues klase, i matematikës dhe kurse nate për muratorë që Malisheva me rrethinë kishte shumë nevojë për puntorë arsimi, shkolla, biblioteka, puntorë shëndetësorë dhe mbi të të gjiutha, arsimdashës e njerëz të guxim,shëm se Qerim Gashi, Halil Alidema e Hysen Molliqaj.

Kush është Hysen Molliqaj

Hysen (Ali) Molliqaj u lind më1943 në fshatin Llukë e Epërme.
Shkollën. fillore e kreu në Deçan, gjimnazin, drejtimin pedagogjik 4 vjet ne Pejë, 1963/64 e mandej vitin e pestë të Normmales “Dimitrie Tucovivq” e kreu në Prizren.

Është normalisti i dytë në fshat pas Ali Sutajt, ish puntorin shumvjeqar që la gjurmë të pashlyeshme në arsim e kulturë e… publicistike e gazetari. Vërtetë njerëz të mëdhenjë.

Në vitin shkollor.1964/65, Hyseni e filloi punën për herë si mësues në shkollën fillore ”Emin Duraku” në Malisheve. Ne vitin.1965/1966 shkon në shërbimin ushtarak, në Brčko të Bosnjës. Pas shërbimit ushtarak, në vitin shkollor.1967/1968 punon si mësues në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan dhe Samadraxhë deri ne vitin1974. Aty e njeh edhe Bislim Zyrapin, por nuk e kishte nxënës të vetin për të cilin thot se nuk e ka pas nxënës dhe i vie mirë se ”kam dëgjua fjalë të kqia për te”. Në vitin shkollor 1974/75 punon në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Mandej, më 1975 e deri më 1995 ka punuar në fshatin Strellc i Epërm ku drejtor ka paur të madhin Haki Povataj veteran dhe heroin e arsimit të cilin në vitin1992 e marrin SPB-ja e Pejës nga zyra e vetë në shkolle dhe e dergojnë në stacionin e policisë në Deçan dhe pas dy orëve nga torturat e policisë Jugosllave, del i vdekur.

Mësuesi Hysen prej vitit.shkollor 1995 e gjer në pension ka punuar në fshatin e lindjes, si përgjegjës. Shkolla e Llukës së Epërme ishte paralele e ndarë e Deçanit.

Hysen Molliqaj ishte normalisti i parë i fshatit Llukë e Epërme pas Ali Sutajt. Normalja ishte shkolla më e dashur dhe punonin njerëzit më të shkolluar e patriotët më të mëdhenj që nga ish Gjimnazi i Shkodrës e Normalija e Elbasanit, me drejtor Luigj Gurakuqin.
Në Malishevë, mesuesi Hysen punoi në tri ndërrime, me klasën e katët, si arsimatar i matematikës me klasët 5-8, dhe me një kurs për muaratorë¨, pas drekave të vona e mbrëmjeve dhe të dielave. Ditët e shtune, atherë ishin ditë të rregullta pune.

Pasi që kishte lexua disa shkrime të mia sidomoe ato të fundit për mësuesit dhe shkollat e Malishevës, rrethit të Llapushës, menjëherë më shkruajti. Dëshiroj që të flas me mua .
Pranova me kënaqësi të bisedoja me një mësues që rininë e vetë e kishte lënë në rrethin tonë, larg prindërve e më vonë gruas e fëmijëve.

Ai nuk përmbahej nga lotët e zëri i dridhej kur fliste me mua. Edhe pse BURRË, dy metra i gjatë, vetja i dukej i vogël para nxënëve të vetë e fshatrave të Llapushës të Podrimjës.

Në fillim më tregoi se rrugën nga Peja e bënte me tren deri në Ujëmirë e pastaj në këmbë me një qantë tesha në shpinë vinte nëpër baltën e Qabiqit, të Cerovikut e deri në Kijeve për të vazhduar nëpër Bubavec, Vll. Drenofc, Lubizdhë, Mirushe e deri në Malishevë.

Përjetimet e mësuesit Hysen janë të dhimshme por ai ndihet krenar për punën e vetë si mësues, në kushte të jashtëzakonshme, pa banesë e pa ushqim dhe dhe nga 8 orë rrugë në këmbë, dy drejtimet njëherë në javë që shkonte në fshat te familja dhe për ti larë teshat për arësye se, thoshte Ai “Nxënësit e mi nuk më paskan harrua”.
.
E kisha të vështirë, çka të zgjedh për këtë shkrim të vogël e për një njeri të madh, një mësues veteran e një luftëtar veteran përkrah Tahir Zemajt e Betejës së Loxhës, e vetmja betejë e fituar, brenda Kosovës bashkë me të Kosharës, më vonë.
Pra ishte edhe institucionalist.
.
Mu lut, që kur të shkoj në Kosovë, të shihemi. Edhe unë i premtova se do të takohemi e do të shmallemi e ndoshta do të shkrtuaj edhe një fejton nga udhtimi i tij i gjatë 45 vjet si mësues.

Po e filloj me mësuesin Hysen, me fjalët e disa nga letrat që mi dërgoi, pa ndërhyerje të mëdha edhe pse ai mu lut që ta marr “kutin e gërshërët”, por unë “e tradhtova”.

“I nderuari Sinan Kastrati, Jam një adhurues i shkrimeve të jueja. Jam sepse në çdo shkrim tuajin shof gjerat e verteta dhe te mbeshtetura me fakte. Me pelqen guximi i juaj kur shkruani per persona me emer e mbiemer pamarre parasyesh se kush jane ata. Lexova shkrimin: “Hashim ku mbet “asqeri”? Me pelqej dhe me beri te disponohem per tere diten. I tregove genjeshtrat dhe mashtrimet e tij. Lexova edhe nje shkrim tjeter kushtuar te madhit dhe patriotit Halil Alidemaj. Po te behet nje krahasim ne mes tyre athere na del se Hashim Thaqi eshte nje patriot me “bataria”.

Kështu më shkruante mësuesi i parë deqanas, Hysen Molliqaj dhe vazhdon:

“Ne shkrimin per Halilin kishe vendose edhe nje foto te kl.Vlll-te. Në te shifej i ndjeri Halil, drejtor i shkollës, arsimtari Ibrahim Dobruna, Mefail Ahmeti dhe Izet Zogaj. Ne ate foto jam edhe une afer nxësnësve Hamid per te cilin mora vesh sipas shkrimit tend se paska vdekur per cka me vjene shume keq sepse ate e kam ne kujtese si nje nx. te dalluar ne mesime.Ishte viti i pare qe punojsha me nxënës Jepsha lenden e matematikes. Pata fatin ta kem drejtor te ndjerin Halil qe per mua, per ate kohe ishte edhe si prindi i dyte.Cdo here me keshillonte se si duhet punuar dhesi duhet me u sjell me nxënës. Ka qene veshtir te punojsh ne arsim ne ato kohra sepse ne cdo hap ishe i percjellur nga sigurimi i atehershem.

Per fat te keq edhe une perjetova te keqijat e atij pushteti. Me thirren disa here ne zyret e sigurimit njefar Millani dhe Dauti dhe nga une kerkojshin te japi informata per punen e mesuesve e sidomos per Halilin i cili ne ate kohe ishte i perndjekun politikisht. Halilin e pate prue drejtor Qerim Gashi shoku i tiji klases.
Une nuk pranojsha te jem bashkepuntor i tyre e ata atehere ma montuen nje deklarat te nje personi gjaja se une ne nje aheng paskam fol shume keq per shki,keshtu qe me bene nje padi ne gjyqin komunal ne Rahovec ku ata me denuan me 6 muaj burgim”.

Festa e 8 Marsit në Hotelin Mirusha, në Malishevë

Pasi bisedave të gjata me mësuesin Hysen, ai më tregoi ngjarje nga më të ndryshmet të guximshme e jo të lehta për Drejtorin, Halil Alidema e Qerim Gashin, Sekretarin e Komitetit Komunal të LK-së në Malishevë.

Une jam denuar 2 here per te njejten veper nga Gjykata per kundervajtje ne Malisheve. Gykates ka qene Salihu nga Kravasarija i cili pa deshiren e tij eshte dashur te me denoj me 2 muaj burg gjeja per prishjen e rendit dhe qetesin publike. Salihu edhe pse me denoj me premtoj se kete denim ska me e egzekutue kurr, edhe ashtu ngjau sepse une shkova ate vit ne sherbimin ushtarak e pastaj lenda u vjetërua. Mirepo per te njejten lende ata me ngriten aktakuze ne Gjykaten Komunale ne Rahovec sepse ne Malisheve nuk kishte Gjykate Komunale. Ketu u denova me 6 muaj burgim. Denimin e mbajta pasi u ketheva nga sherbimi ushtarak. Burgun e mbajta ne Peje.Jam denuar si pas nje deklarate te montuar.

Komuna e Malishevës e organizoj një festë per 8 Mars, ditës së gruas nje koktel ne hotelin, ”Mirusha” ne Malisheve per nenepunset dhe mesueset e kesaj komune.Ne ate koktel isha edhe une me Halilin,Teuten, gruan e Halilit, gjithashtu mësuese pastaj ,mesuesen Serbeze Rugoven se bashku me motren e saj qe punonte si moter medicionale në ambulantën e Malishevës, Remzien dhe Ibrahim Dobruna, mësues nga Deqani.

Ne hotel kishte musafir te ndryshem, edhe serbë e malazezë. Kishte edhe muzike. Dikur vone kur filloj me u nxe atemosfera ,filluan edhe me vallezue. Nje malazez nga Peja i cili punonte ne gjeodozi ju afrue Remzijes per te vallezue por Halili i dha shenje me koke qe mos ta bene nje veprim te tille. Ajo nuk ndegjoi dhe u ngrit e filloj te vallezoj me malazezin dhe ate, afer nesh. Menjehere verejta te Halili nje nervozim dhe urrejte per veprimin e sjelljen e keqe të Remezijes. Halili nuk u permbajt ofshani e tha:,,Ah, mos te isha drejtor, kjo pise kurr s`kisht me i ra ndermend me vallezue me askende tjeter ma!,, N’ate moment me ka ardhur nje e dridhur dhe jam ngrit pa ju tregue atyre pse po ngritem.Jam shkuar drejt Remzijes dhe pa bere nje as dy e kam kapur per floke dhe ja kame dhene nja dy shpulla dhe pernjehere eshte ndal muzika dhe n’ate qetesi ndihej vetem zeri i malazezit duke bertit: “Nemoj mene Hisene,, S`ka vonuar shumë dhe jane ardhe policija dhe me kane mare e me kane dergue ne Stacionin e Policies ne Banje te Malisheves. Aty me kane mbajtur 24 ore e pastaj me kane dergue te Gjykatesi per Kundervajtje. Dy here u denova me deklaraten e Remezijes se gjaja i kame thene asaj pse tij shoqerohesh me ,,shki, a e din ti se ata jane armiqet me te medhenje te shqiptareve etj.etj”.
Hyseni më foli edhe për dy mësues të tjerë që unë i njihja, për Bedri Morinën e Loxhës dhe Muhamet Bojëne Kërrnicës….

Bedriun e kame pase shok klase per kater vite.
Pasi e ka leshuar arsimin ka punuar ne entin Social ne Peje. Ka vdeke para 2 vite. Muhamet Bojen e kam njohur ne diten e pare kur e kam mare ditarin me shkue ne klase, eshte ardhe me mue dhe me ka prezentue tek nx. se tani e tutje lenden e matematikes do ta jap mesuesi Hysen nga Decani se une po shkoj ne vendlindjen time.

Halili (Hali Alidema) ka qene disa here ne familjen time ne Lluke te Eperme., me Teutën kurse për një nga mësuesit tjerë, më me dëshirë më foli edhe për Ibrahim Dobrunë.

Ibrahim Dobruna pasi kreu fakultetin e biologjise u punesue ne Normalen e Prizrenit e me pasetaj ishte nëpunës i monumenteve historike ne Prizeren.Tani jeton ne Deqan jo mire me shendet.

Komandir policije ka qene nje Ramadan Bogiqi kurese ,,supovca,,Millani dhe Dauti. Une Sinan jame ne pension qe 8 vite. Jetoj ne fshat por edhe ne Prishtine. Gjate dimrit shhkoj ne Prishtine sepse djemt kane nje biznes . Kam 4 djeme dhe nje vajze.Tre djem punojne ne Gjermani, dy prej tyre kane firme dhe krejt kapitalin qe e kane pase ne Gjermani e kane investue ne Kosove. Kam shtepi dhe banese ne Prishtine. Kaqe kesiheri, te pershendes dhe te deshiroj dite te mbare.
Takimi i mësuesit Hysen Molliqaj me Qerim Gashin sekretar partie

O Sinan burri! Jam plote fat qe te njoha nepermes fb.e ishalla njihem edhe fizikisht seshpejti kur te vijsh ne Kosove.

Lexova shkrimin per Qerim Gashin, per ish drejtorin tim te pare e tani i ndjere Halil Alidemen e kjo me kethej prapa per 53 vjet. Kam qka te flase per Qerimin dhe Halilin.Te kam shkruar edhe me pare se kur kam filluar punen ne Malisheve Qerimi ka qene Sekr. Kom. Po sa fillova punen si arsimtar i matematikes qe e pata zevendesue Muhamet Bojen te Klines, menjehere filluan problemet per punen time me nxënës. Pase dy jave jam thirre nga punetori i sigurimit, Millani i thojshin. Filluan torturat psiqike duke me bere pytje te llojllojshme per punen time dhe te kolegeve. Me quen ne ate gjendje qe ta leshoj punen por Halili me tha: ,,Hysen,shko te Qerimi dhe tregoi cdo gje qe te ka te ndodhe,,! E bera zemren ,,guri” e shkova te Qerimi në Komitet..Me priti aq bukur me nje thjeshtesi sikur me pase qene shoke te kahershem.I tregova fije e per pe.U nervozue shume ne mue jo per diqka tjeter por pse nuk i kam treguar menjehere.Me tha: ti mos gabo me e leshuar mesimin se ai pise (Millani e Dauti) nuk kane me guxue ma as me te shique ne sy. Ashtu dhe ngjau kurr me nuk me thirren. Qerimi nje burr trim por edhe guximtar me perkrahu ne te gjitha menyrat. .Ai ishte i fuqishem edhe politikisht sepse ne ate vit (Këtu me pëlqimin e Hysenit kam heq disa pjese të tregimit të tijë) … une dhe Halili me Teuten shkuam te Qerimi.

Shpesh po e shof (Qerimin, vr. ime) ne Germi duke ecur dhe nuk eshte keq me shendet. Po me qudit Ademi vellau i yt se si nuk ma ka permend emrin qe jame ne fotografi por veq te Ibrahimit dhe te Mefailit e te Dragices e aty jam edhe une dhe Izet Zogaj.
Ne shkrimet tua lexova edhe shume emra qe une i kam pase shoke te kl.ne normalen e Pejes si p.sh. pedagogun Bedri Morinen, profesorin.e gjuhes shqipe, Deme Fetaj nga Strellci ku ne fshatin e tij kam punuar plote 20 vite. Ne Kline ish drejtorin e gjimnasit Abaz Bojen dhe Rexhep Doqin qe tani punon ne Institutin Albanologjik kane qene shoke klase.Gjenerata e jone ka dhene njerze te medhenje po mendoj per ka dija dhe atedhetaria.

Kjo ishte letra e fundit që po e publikoj. Herën tjetër, shpresoj se do të shkruaj më shumë dhe për të tjerë mëues e njerëz të tjerë, kundër mësueseve e arsimdashësve të rrethit tonë e për rrethin tonë por për mesuese tanë e jabanxhi.

Halil Alidema, hendbollisti më i mirë i Kosovës

Halili si nxënë normalist në Normalen e njohur në Prishtinë, ishte futbollisti më i mitrë i shkollës dhe më vonë edhe më i miri henbollist i Gjakovës, në ekipin e hendbollit të Kosovës që quhej ”normalisti”

Fejesa e Teutës me Halilin
Pse Teuta deshi të vetëvritet?

Teuta Kryeziu ishte shoqe e klasës me Halil Alidemën. Teuta e Halili duheshin si Romeo e Xhulieta” shqiptare por kishin vështirësi që të fejoheshin e martoheshin pasi që Halili i takonte një Familje të mesme fshatare ndërsa Teuta, ishte e Familjes së Beglerëve të Gjakovës.

Janë të njohur familja e saj, Cana Begu, Gani Begu, pas vrasjes së Cana Begut. Këtu duhët përmend, përvec tjerash edhe Xajë Kosovën dhe tradhtia që i bëhet nga Ganiu dhe familja e Kryezive.

Atij, Cana Begut i premtojnë para dhe motrën për grua, nëse e vert dorasin e Canës por, nuk i japin asgje. Nëna e Teutës, sipas një dëshmie që vetë kishte thëne, ka marr pjesë në gjykimin e vrasësit të Cana Begut, në Pragë të Cekosllavakisë (dhe sipas një kënga popullore, jo të plotë që e këndojnë Salih e Feriz Krasniqi)
Teuta pra, ishte e bija e kësaj familje, e Kryezive te Gjakoves por familja e saj me banonte ne Peje. Teuta ështe motra e Ekrem, Ali dhe Fuat Kryeziut. (Alia e Ekremi janë dënuar në grupin e Halil Alidemës … ndërsa Ekremi është dënuar në mungesë).

Pasi Teuta e donte Halilin dhe donte të martohej me te, familja nuk e lejon dhe ajo si normaliste që banonte në konviktin e nxënësve që ishte në oborrin e shkollës Normale, vendos që ta mbys vehten dhe kcen nga kati më i lartë i internatit. Ajo pshton dhe më vonë martohet me Aliun dhe punon si mësuese (temë e njohur e rilindasëve, te arbreshet) dhe, kudo që shkon Halili. Teuta i shkon pas si femër e ndershme, nënë e mirë, mësuese e dalluar e grua besnike. Punoi edhe në Malishevën e Llapushës dhe kujtohet nga gjeneratat e para si mësuese ee dashur e puntore e madhe. Ajo tapalloi gjatë gjithë jetës por kjo nuk e pengoj në aktivitetet e saj krah burrit besnik, Halil Alidema..

Teuta ka vdekur prej sëmundjës së kancerit.
Husen Molliqaj ishte edhe ushtar nën komandën e Tahir Zemajt.
Pos shumë moirënjohjeve, si mësues, ai krenohet se është edhe veteran.
Gjatë bisedës më tregoi edhe për Kolonel Agim Mehmetin e spiunin Bislim Zyrapin, tash ”këshiltar” i Hashimit në ”prsidencë”
Hyseni rrëfeu edhe ngjarje të tjera për të cilat, do të shkruajmë, ndonjëherë tjetër, me shpresë se do të shihemi në Kosovën e Lirë, ndonjëherë e cila është pushtuar nga krimi, korrupcioni e udhëhiqet më njerëz me të kaluar shumë të dyshimtë e kriminale.