“I kemi përmbushur kushtet për negociatat”/ Rama flet nga Spanja për njohjen e Kosovës

10.10.2021 09:14:19

fotoarkivi

Gjatë vizitës së tij në Spanjë, kryeministri Rama ka zhvilluar dhe një intervistë Radio Televizionin Spanjoll.

Gjatë kësaj interviste, kreu i qeverisë foli dhe për çështjen e integrimit, duke shpjeguar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

“Ne jemi vende që kemi ende shumë për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ne meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të kaluarën, me një komunikim që nuk është ende i rrjedhshëm, por mund t’ju ??them se të gjithë po na thonë se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet dhe realitetit. Midis tyre turistët spanjollë që udhëtojnë në Shqipëri, gjithnjë e më shumë në numër.

Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë me reformat tona të modernizimit, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me ndërtimin e procesit institucional dhe, përfundimisht, me përparimin drejt përmirësimit të mjedisit ekonomik dhe social. Siç ju thashë, këto janë sfida për vendet që janë ende në mes të rrugës.”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri foli edhe për Kosovën, e cila nuk njihet ende nga Spanja.

Rama tha se “e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem me shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë dhe problemet e saj të brendshme”.

“Është e vërtetë, por e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo Kosovën. Por me historinë, me problemet e saj të brendshme. Dakord, të jemi të qartë që nuk ka asnjë krahasim me lëvizjet separatiste brenda në Spanjë dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, tha Rama.

Ndërsa referuar ndikimeve të jashtme në rajon, Rama u shpreh se Ballkani nuk duhet të mbetet në zonën gri ku aktorët e tjerë mund të luajnë lojën e tyre.

“Ballkani është i rrethuar nga kufij europianë. Diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është e përshtatshme për historinë që kjo pjesë ndodhet në zonë gri ku aktorët e tjerë mund të luajnë lojën e tyre. Ne nuk na shqetësojnë këto aktorë sepse për ne Europa për ne është besim”, tha ai.