Identifikohet viktima në Vlorë që u ekzekutua brenda në makinë

15.01.2017 19:14:11

Është identifikuar viktima që ka humbur jetën nga atentati me armë zjarri në zonën e Skelës në Vlorë.

Viktima është R.Torre 32 vjeç, i cili u qëllua brenda fuoristradës së tij me targa AA 606 LD.

R.Torre fillimisht mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihet asgjë sa i përket autorit dhe shkaqeve të ngjarjes. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.