Ilir Meta, (që po i dijke veç punët e veta) u korit me firmën e tij në Kranj

19.05.2021 20:23:21

Nga: Fadil Maloku

1. Ilir Meta Presidenti aktual i Shqipërisë, me oportunitetin, indeferencën por edhe naivitetin e treguar në Samitin e liderëve Ballkanik, ku në”Deklaratën e përbashkët”, (e me iniciativën e Presidentit serb Aleksandër Vuçiqi!) pranoj pa kurrfar kundërshtimi publik përdorimin eufemist të fjalës “vend” (në angl. “country”) për Kosovën, si zëvendësim për fjalën “shtet” ( në angl. “State”)!?

2. Që i bie mohim bukfal i sovranitetit dhe identitetit shtetëror të Kosovës, së njohur nga të gjithë pjesëmarrësit aty (përveç; kuptohet Serbisë)!?Nuk dihet nëse, firmën e tij e ka vë me ose pa vullnet. Ama, ajo çka dihet është turp dhe dëm i madh që ia ka bē Jo vetëm Kosovēs, por, edhe Shqipërisē.

3. Tash ky far Meta, që (po i dijke vetëm punët e veta në biznes!) e vuri firmën e tij pa asnjë hamendje në këtë “Deklaratë të Përbashkët”, ku Kosova u trajtua jo si një shtet i shpallur dhe i njohur botërisht por, si një “vend” inegzistent, s’ka më arsye që do politikanëve (patriota me bateria!) kosovar e do sish oligarkë në Shqipëri, t’u mbaj ligjërime patriotike si një kinse Skenderbe i ditëve tona!?