Imazh i papublikuar deri tash, Preidsenti Rugova në Washington

21.01.2018 18:11:48

Një imazh që flet shumë për Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i papublikuar ndonjëherë më parë, është shfaqur sot, e që tregon momente nga viti 1997, kur ish- Presidenti Rugova, po qëndronte për vizitë në Washington D.C.

Me rastin e përkujtimit të 12 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit Rugova, fotografinë e ka publikuar njeriu që qëndroi tërë kohën afër Rugovës, Adnan Merovci përmes një statusi të tij të publikuar në facebook, .

Postimi i Merovcit dhe edikimi i tij për Rugovën:

”Në vend të përkujtimit për 12 vjetorin e ndërrimjetës!

Presidenti RUGOVA kishte mendjen, punën, orientimin dhe gishtin kah INDEPENDENCE (Pavarësia)!
Foto ekskluzive të cilën e kam bërë në vitin 1997, afër Capitol Hill në Washington D.C”, ka shkruar Merovci.