Indipendent: Colin Powell pohon se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore

19.09.2016 16:49:48

Grupi I hakerëve DC Leack, ka publikuar e-mailat e ish sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell në të cilat flitet mbi disa deklarata të Beniamin Netanjahut dhe për kokat bërthamore të Izraelit.

Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit, në një e-mail dërguar një prej bashkëpunëtorëve të tij, ka pohuar se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit. Gazeta “Indipendent” ka zbuluar detajet e një e-maili të Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit,  në të cilin thuhet se izraeli ka në dispozicion 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit.

Colin Powell në këtë e-mail të zbuluar i drejtohet Xhefry Lids, një prej partnerëve tregtar të tij dhe vë në dukje fjalimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit izraelit në Kongresin e Amerikës dhe paralajmërimin e tij kundër marrëveshjes atomike me Iranin, ndërsa thotë se rezultati i negociatave bërthamore nuk është ai të cilin e pret Netanjahu.

Colin Powell shkruan: “Sidoqoftë, iranianët edhe nëse do të prodhojnë një armë bërthamore, nuk mund ta përdorin atë. Autoritetet iranianë e dinë se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka të drejtuar në drejtim të Teheranit, ndërsa ne (amerikanët) kemi në dispozicion me mijëra kapsula bërthamore”.

Vlen të theksohet se një grup hakerësh kanë zbuluar e-mailat e personal të Colin Powell dhe i kanë publikuar atë në formë publike. Këta e-maila përmbajnë informacione shumë të rëndësishme dhe disa prej tyre shumë polemizuese. Izraeli që nuk është anëtar I traktatit NPT duke e paraqitur veten si viktimë dhe duke akuzuar Iranin, mundohet të fshehë 200 kokat e tij bërthamore dhe në këtë mënyrë të mos detyrohet të anëtarësohet në këtë traktat.

Një pjesë e e-mailave të Colin Powell, i është kushtuar Iranit. Në këtë shkrim Powell thekson të drejtën e Iranit për të pasuruar uraniumin dhe mbështet marrëveshjen bërthamor të Iranit. Ai gjithashtu deklaratat e Netanjahut lidhur me progresin e programit atomik të Iranit i ka quajtur mashtrime. Netanjahu në samitin e AP të OKB me një pikturë në dorë është munduar të informojë të tjerët mbi rrezikun e programit bërthamor të Iranit.

Mirëpo tani me zbatimin e marrëveshjes bërthamore, duhet parë se me çfarë pikture do të vijë dhe do të flasë përballë AP të OKB kryeministri izraelit./Indeksonline/