Irani dënon sulmet ajrore në Siri: Shkelje e sovranitetit

14.04.2018 10:06:51

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar ashpër sulmet e SHBA-së dhe aleatëve ndaj Sirisë. Agjencia e Lajmeve IRNA raportoi deklaratën zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se ky sulm është shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare.

“Sulmi është shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare, si dhe injorim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grupi që monitoron luftën në Siri tha se bombat kanë goditur një qendër kërkimore shkencore dhe baza ushtarake në Damask, që strehojnë Gardën Republikane të Ushtrisë Siriane dhe njësi të tjera elitare.