Ishim prane ne!!!

07.10.2021 09:45:35
Nga Pirro Minella
Ahhh…. sot sa shume u larguam, sa vite u bene, sa kohe kane kaluar, qe ne bashke nuk jemi takuar….!!!”
….Vjeshte!!!
Ndihet kudo ne motin, qe qemton shi.
Rri shikoj si bie shiu ne trotuar, tek ty pa dashur me cojne kujtimet tona, si vjen jeta jetojme perseri ne nje qytet, jemi shume prane, por jemi te ndare, shume larg shpirterisht!!.
Befas per ty une ndjeva shume mall. Mall per tu takuar edhe njehere..!!.
Shikoj rete gri, qe mbuluan qiellin dhe shkarkuan shi, befas une ndjeva te dridhurat ne trupin tim dhe syte me tradhetuan, pika loti, me bulezat e shiut u bashkuan ne faqet e mia.
Ndjenjat per ty edhe me te fuqishme aty buze trotuarit shpirtin tim e pershkuan e trazuan e bene te kelthase heshturazi.
Ngrita syte nga qielli ku rete vazhdonin te shkarkonin fuqishem rrekete e shiut.
Ky shi me solli mall, ate mall qe po e puthja aq embel.
E ndjeva shume mungesen tende, ky mall per ty po me gryen mua se gjalli, si erozioni token dhe e con ne det,
Te dy endemi larg shume larg nga njeri tjetri megjithese jetojme ne nje qytet, endemi ne rruget tona pa fund, pa shprese.
Dhe aty buze trotuarit rashe ne enderrime, atje ku shpirti ndihet i lire dhe une humbas.
Aty zemra ime me shpiritn tend shmallen nga malli i pashuar, aty ne enderrime pasioni dhe epshi treten lehte, ku cdo deshire shkrihet ne mes trupave tane.
Aty ne enderrimet e mia Ti merr jete, rrjedh brenda ne venat e mia furishem, thelle ne shpirtin tim eshte skalitur emri Yt, dashuria ime.
Befas u drodha, ndjeva ftohte aty buze trotuarit, ecja , me mendimet e mia, fluturoja tek ty, kthehesha ne kohen e dikurshme ne rruget e saj qe nuk ka me kthim.
Dhe bera bilancin, sa shpejt iken vitet, vrapuan tatepjete si perroi i rrembyer, qe zbret nga faqja e malit.
Ne kete te ftohte te hidhur kete nate te trazuar me shi jam vetem me vetmine time, te dy perqafuar, nostalgjia me ka pushtuar, kur belbezoja rreze veshit :
“Te kam jete!!!”.
Eci, vazhdoj te eci rrugeve te qytetit tim neper shi, humbas ne to, ne te ftohtin acar te shpirtit tim.
Sa shume kujtoj nga ty, sa frymemarje te shpeshtuar dhe te ngrohte kam marre nga ty.
…..Sa shpejt u rrokullisen vitet, aq malli me shume me ka marre.
Ne fund te rrugices te fundit ne dalje te qytetit ndalova:
” Do te jete e larget dita, kur te takohemi te dy!!!??..”