Ismet Beqiri në Strasburg shpreh qëndrimet e LDK-së për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin

23.01.2018 13:07:29

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri nga Strasburgu ka informuar për takimet e tij në Grupin Parlamentar të partive Popullore Evropiane, në kuadër të qëmndrimit në Asamblenë Parlamentar etë Këshillit të Evropës.

Z. Beqiri, si përfaqësues i LDKsë, që është anëtare e këtij grupimi të madh të partive të djathta dhe të qendrës së djathtë evropiane, ka marrë pjesë në mbledhje të Grupit Parlamentar të këtij grupimi dhe ka takuar edhe  Joseph Daul.

Në këto takime, z. Beqiri ka konfirmuar qëndrimin e LDK-së kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe pro votimit të Demrakacionit me Malin e Zi.

Sipas z. Beqiri, takimet të tjera do të ketë gjatë ditëve në vijim.

Ky është njoftimi i plotë i z. Beqiri nga Strasburgu:

Të nderuar miq

Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK,jemi anëtarë.
U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së,veqmas për dy qështjet preokupuese keto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Poashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar(Komisioner)të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.
Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Takimet vazhdojn deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
I.Beqiri