Itali, treni del nga shinat, dy të vdekur e 100 të plagosur

25.01.2018 10:09:27

Një incident hekurudhor në Piotelo, provinë e Milanos i ka marrë jetën 2 personave dhe ka plagosur mbi 10 të tjerë në gjendje të rëndë dhe 100 në gjendje më të stabilizuar.

Nga ata që ishin në tren tregojnë se pati një ngadalësim të fortë dhe më pas treni ndaloi . “Treni ishte përplasur pas një shtylle”, thotë një dëshmitar për shtypin italian, ndërkohë që çdo informacion është paraprak.

Emergjencat bëjnë të ditur se incidenti hekurudhor ka pasur si shkak daljen nga binarët të trenit dhe disa nga vagonët mund të kenë mjaft të plagosur. Në vendngjarje ka mjaft ambulanca dhe zjarrfikëse.