Ja si janë dukur në dasmën e menaxherit të tyre Skivi, Onati dhe Agon Amiga (Foto)

27.05.2017 18:47:19

Mbrëmë është martuar Dekorim Sahiti, menaxheri i labelit ‘Babastars’.

E në këtë natë me rëndësi për të, padyshim që nuk kanë munguar anëtarët e labelit, të cilët kanë zgjuar kureshtjen e medieve edhe për dukjen e tyre, shkruan lajmi.net

Ka qenë Skivi ai i cili në Instagram ka hedhur një fotografi ku ai shihet bashkë me çiftin e ri, Agonën Amigën si dhe me Onatin dhe të dashurën e tij.

Djemtë e BS ishin veshur me kostume klasike dhe dukeshin mjaft elegantë.

Përmes kësaj fotoje, Skivi uroi Dekorin dhe Adean që të kenë një jetë të lumtur së bashku.