Kandidati i Vetëvendosjes për deputet përmend blerjen e votave (Foto)

20.05.2017 21:27:13
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet dhe ish kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori duke se është zënë keq në një postim të një bashkëqytetari të tij në Facebook.

Të riut B.N. Hajdari që bëri një postim në Facebook, Drenori i është përgjigjur me komentin dyshues: “Nuk blejme vota prej M. Popares. Jam Xhavit Drenori e Jo Xh. Haliti. Harami del, heret a vone”!

Ky koment ka lënë hapësirë të madhe dyshues për blerje vote, për vetë faktin se është përmendur “blerja e votës prej M. Popares”, shkruan lajmi.net.

Më pas B.N. Hajdari i është përgjigjur Xhavit Drenorit po ashtu me koment:

“O Xhavit, nuk po te drejtohem me mbiemer se pastaj po me duket sikur nuk je bashkefshatar i imi, sepse ne fshatin ku une jetoj , ne te cilin ke ardhur per te jetuar ne kohen e zgjedhjeve, e ki vec ti kete mbiemer sepse ky mbiemer nuk ekzistone ne asnjeren prej lagjeve te fshatit tone. A je Xhavit Drenori, a je Xhavit Haliti, je vec nje njeri plus ne kete toke.Sa i perket postimit qe une e kam bere, une nuk kam folur me emra, e as me parti politike, po kush e ka mizen mas veshi e bajt me shnet, nuk eshte mire me bo hoja pa te thirr, po ti paske ardh…Nuk mundesh me ble vota ne nje vend ku nuk shiten votat. Por ty te kane verbu bindjet politike, qe nuk po mundesh me gjete veten askund, dhe vrapon here me nje here me nje, dhe tenton te merresh me te kalumen per te cilen eshte shume e ndritur sa i perket familjes sone, ndoshta nuk e di sepse nje kohe nuk ke jetuar ketu.Por dua ta rikujtoj nje thenje qe e ke te degjuar: “nje gruaje te shkurorezuar nuk i zihet bese”…!Per infon tuaj, une do vazhdoj te jeme votues dhe perkrahes i Partise Demokratike te Kosoves, ne te cilen ti nuk mujte me gjete veten, prandaj vazhdoje kah te dush…”.

Edhe gazetari Besart Galica, ka kërkuar nga Drenori që të sqarojë “ku i blen votat?! Pasi nese shiten duhet denoncuar por njejte edhe nese blihen duhet denoncuar?!”.

Mirëpo, Drenori nuk i është përgjigjur shqetësimeve të shumta për blerje të mundshme të votave.

Drenori fillimisht ka qenë asamblist i Nismës në Drenas, më pas PDK-së. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Drenori doli i pavarur, kurse tash në zgjedhjet e përgjithshme i është bashkuar Vetëvendosjes.