Aksident në Prishtinë (Foto)

20.05.2017 20:53:57

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

 

Në aksident janë përfshirë një veturë taksi dhe një motoçiklist i cili ka marrë lëndime.

Shumë qytetarë të rastit janë ndalur për t’i ofruar ndihmë të aksidentuarit, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.