Koalicioni i prirë nga SHBA sulmon bazën e armëve kimike të ISIS-it në Siri

13.04.2017 12:50:23

Koalicioni ndërkombëtar i prirë nga SHBA ka kryer sot sulme ajrore në bazën e armëve kimike të ISIS-it në krahi9nën Deir El Zor në Siri.

Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Sirisë.

Siç transmetojnë mediat ruse, në sulmin e koalicionin ndërkombëtar në depon e armëve kimike në Deil El Zor janë vrarë qindra njerëz, në mesin e tyre edhe civil.
Ushtria siriane ka njoftuar se ky fakt tregon se “terroristët kanë në posedim armë kimike”.

“Aeroplanët e të ashtuquajturit koalicion që udhëhiqet nga SHBA kanë kryer sulme në depot e ISIS-it aty ku ndodhen një numër i madh i luftëtarëve të huaj. Fillimisht në qiell është parë një re e bardhë, e më pas një e verdhë, që tregon për numrin e madh të materialeve helmuese. Në vendin e sulmit ka shpërthyer zjarri”, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm sirian.

Ende nuk ka raportim të pavarur për viktimat që kanë pësuar në këtë sulm. Këto raporte vijnë vetëm një javë pasi që opozita siriane ka njoftuar se në sulmin me armë kimike në qytetin Han Shehun në krahinën Idlib janë varë 80 civilë, kurse ishin plagosur 200 të tjerë.