Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të pagjetur dhe Peticioni, në krye me znj. Lirije Kajtazi po qëndron në Suedi

15.12.2016 13:31:58

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga kryetarja Lirije Kajtazi, po qëndron në Suedi në një vizitë studimore të sponsorizuar nga organizata Save the Chilldren.

Qëllimi i vizitës është njohja me legjislacionin suedez që rregullon të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të shikohen praktikat e mira suedeze që rregullojnë këtë fushë, për t’u aplikuar në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, zonja Kajtazi dhe delegacioni, nderuan te varri Anna Maria Lindh politikane suedeze e Partisë Social Demokrate, dhe ministre e punëve të jashtme të Suedisë nga viti 1998 deri me 11 shtator 2003, kur në të u krye atentat nga serbi MihajlloMihajloviq përshkak se ajo ishte përkrahëse e Kosovës.

Ministrja Anna Lind, përkrahu intervenimin e NATO-së kundër Serbisë, për të ndalur barbarinë kundër shqepëtave të Kosovës; ajo bëri një detyrë humane e cila i kushtoj jetën. Zonja Kajtazi në emër të delegacionit gjatë vizitave që bëri në institucionet e larta suedeze, shprehu keqardhje për fundin tragjik të zonjës Lin dhe falënderoi shtetin Suedez për përkrahje të gjithanshme për Republikën e Kosovës.