Komuniteti Shqiptar Mysliman në Rosenheim të Gjermanisë  feston Fitër Bajramin

06.06.2019 10:25:07

Gjatë muajit të shejtë të Ramazanit Xhamia ” Drita” në Rosenheim të Gjermanisë organizoi shumë aktivitete të ndryshme:

Për nder të Muajit të shejtë të Ramazanit në Xhami u  mbajten Tribuna, Ligjerata ditore ,Hatme (Liximi komplet i Kuranit) u oraganizuan falja e namazit të Teravive gjithashtu në dhjetë ditëshin e fundit u organizua edhe Kijamu Lejl ( namazi i natës) .

Gjithashtu u shtru çdo natë  iftare në një numer prej 60-90 shujtje , ku në krejt muajin përafersisht janë dhënë diku rreth 1650 iftare ku pjesmarrse ishin edhe gratë me iftaret e tyre të veçanta, në disa iftare u shërbye me ushqime tradicionale shqiptare gjë kjo që i madhështoi edhe më shumë këto iftare, shfrytëzojm rastin që të gjithë donatoret ti falenderojë dhe lutemi qe Zoti ti shpërblej më mirësit e Tij .

Me rastin e Fiter Bajramit, në Qendrën Islame Shqiptare ”Drita”në Rosenheim u mblodhën shumë besimtarë, të cilët uruan njëri tjetrin për mbarësi. Disa kishin kohë pa u parë dhe kjo qendër me rëndesi për komunitetin u jep gëzimin të takohen dhe të shkëmbejnë dy fjalë.

Kemi më shumë se 300 familje, të cilat janë antarë të xhamisë  por numri është  shumë i madhe ku llogaritet të jetë diku deri 5mijë shqipëtar që jetojnë në Rosenheim dhe rrthinë ,çdo ditë numri i antarve të xhamisë shtohet dhe kjo jep shpresë të madhe për arritjen e qellimeve në të ardhmen e afrme që të jetsohet Xhami e re.

Komuniteti  Shqiptare i Rosenheimt  është përfshirë në një projekt për blerjen e një parcele ku do të vendosen themelet e Xhamisë dhe Qendres për tëre shqiptaret qe jetojnë në Rosenheim dhe në rrethin , ky projek është i  mirëpritur nga komunitet shqiptarë dhe çdo ditë e më shumë ka të interesuar që të jepin kontributin e tyre, gjë për të cilen unë si Imam i Xhamisë i falenderojë përzemersisht secilin një nga një !

Qendara dhe Xhamia e  re, do të  jep rast që rinia të afrohet, qoftë nga feja qoftë nga kombi.

Se gjuha është adresa e një kombi. Ku njihet një komb? Njihet nga gjuha e tij.

Xhamia shqiptare është dhe do të jete vatra shqiptare, fetare , atdhetare ku të gjithë shqiptarët do të mblidhen në festat fetare dhe kombetare.

Qëllimi i kësaj Qendre është të jetë një shtëpi shqiptare këtu në Rosenheim , ku sejcili pavësisht moshës, gjinisë apo bindjeve të tyre, të kene një vend ku vijnë dhe gjejnë prehje, një vend ku vijnë dhe shoqërohen.”

Sidomos, rëndësi e madhe e kësaj ndërtese është për rininë dhe fëmijët dhe brezat që do të vijn me pasë , të cilët janë më rrezikuar të humbin gjuhën dhe identitetin.

 

Nga Imami i Drenicës në Rosenheim-Gjermani

Mr. Gazmend HOTI