Kosova ka përmbushur kriteret për liberalzimin e vizave, thotë Dhurata Hoxha

30.08.2018 10:49:31

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Dhurata Hoxhës, ministres së Minsitrisë së Integrimeve, pas miratimit të raportit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Komisionin LIBE.

Ajo nënjë postim në facebook, është shprehur se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, prandaj meriotn të shpërblehet për këtë.

Ajo ka shpjeguar edhe procedurat e mëtejme për liberalzimin e vizave për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Dhurata Hoxhës:

“Komisioni LIBE sapo votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë, edhe një sukses i përbashkët drejt afrimit me familjen evropiane.

Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së.

Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.

Mirëqenia e qytetarëve tanë është dhe duhet të jetë gjithnjë prioritet yni. Qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë.

Ju siguroj se do të kemi transparencë dhe informim me kohë për çdo zhvillim për liberalizimin e vizave”