Krujë, kërcënoi bashkëshorten me automatik, arrestohet 54-vjeçari

12.04.2017 16:13:33

Policia e Krujës ka mundur të parandalojë një krim brenda familjes, ndërsa ka arrestuar një 54-vjeçar që kishte kërcënuar bashkëshorten me automatik. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Genci Boja 54 vjeç, banues në Krujë.

Sipas policisë, ky shtetas, mesditën e ditës së sotme, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen L.B. (oficere policie). Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon tip Benz, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale arma që donte të kryente krimin dhe 40 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.