Kryeministri Mustafa – lider i konfirmuar (foto)

03.02.2017 18:19:52

Kryeministri Mustafa që në kohën kur mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës u sulmua ashpër politikisht, u sulmua edhe fizikisht, dhe e u kërcënua se do të burgosej.

Përveç këtyre, kryeministri Mustafa u kontestua si politikan, u kontestua si kryeministër dhe u kontestua edhe si burrshtetas.

Kryeministri Mustafa u quajt kryeministër i dobët, u quajt pa karizëm dhe i pasukseshëm.

Pra, kryeministri Mustafa u ballafaqua me sulme verbale dhe me sulme fizike, ishte dhe vazhdon të jetë objekt i fushatave primitive medietike dhe në përgjithësi i luftës speciale, ashtu siç nuk ishte sulmuar asnjë kryeministër tjetër, asnjë politikan tjetër, pos presidentit Rugova.

Për nga gama e sulmeve dhe për nga shumësia e sulmuesve, mund të thuhet se kryeministri Mustafa ia ka kaluar edhe presidentit Rugova, pasi që përderisa presidentin Rugova nuk guxonin ta sulmonin hapur veglat kondomë brenda dhe rreth LDK-së, kryeministrin Mustafa e kanë sulmuar dhe po e sulmojnë hapur edhe këto vegla.

Mbi bazën e gjithë këtyre sulmeve, në fakt u synua dhe po synohet përmbysja e institucioneve dhe rrënimi i shtetit.

Gjithë llumi politik, medietik, dhe në përgjithësi strukturat mafiozo-politike u angazhuan dhe po angazhohen për përmbysjen e Qeverisë vetëm pse këtë e drejton LDK dhe kryeministri Mustafa.

Mirëpo, ndërkohë që është ballafaquar dhe po ballafaqohet me sulme verbale dhe fizike, kryeministri Mustafa është dëshmuar si një kryeministër i suksesshëm, i vendosur dhe karizmatik.

Gjatë këtyre dy viteve sa është kryeministër, kryeministri Mustafa ka realizuar një qeverisje lartësisht më të mirë se çdo kryeministër tjetër; ka realizuar reforma si asnjëherë më parë, ka forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë si asnjë kryeministër tjetër.

Gjatë këtyre dy viteve, po ashtu, kryeministri Mustafa ka dëshmuar përkushtim për shtetin ligjor dhe për interesat strategjike të shtetit, duke mos lëshuar pe në asnjë rast përballë obstruksioneve të serbëve dhe të Serbisë: ka refuzuar vazhdimin e vendeve të rezervuara për komunitetet etnike; ka refuzuar çfarëdo kushti që lista “Srpska” ka vendosur për të qëndruar në institucionet e shtetit të Kosovës; ka realizuar dhe ka bërë realitet miratimin e ligjit për “Trepçën”, për investime strategjike, si dhe ka mbrojtur sovranitetin e Kosovës në të gjitha rastet, qoftë për murin, qoftë për trenin etj.

Për të gjitha këto dhe shumë suksese dhe angazhime të tjera, kryeministri Mustafa është vlerësuar dhe po vlerësohet nga burrështetas, diplomatë dhe zyrtarë të lartë botërorë.

Po ashtu, gjatë tërë këtyre viteve, kryeministri Mustafa pati dhe vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të aleatëve tanë strategjikë dhe të trupit diplomatik në Kosovë.

Fotot më poshtë janë pamje e vetëm një pjese të vogël të vlerësimit që kryeministri Mustafa ka pasur dhe vazhdon të ketë si një burrështetas, si një lider, siç e pat quajtur ish-sekretari i Shtetit Amerikan, John Karry.

U.S. Secretary of State John Kerry, 2nd left, and Kosovo’s Prime Minister, Isa Mustafa, left, speak to reporters after their meeting at Pristina International Airport in Pristina, Kosovo Wednesday, Dec. 2, 2015. (Jonathan Ernst/Pool Photo via AP)

Bilateral visit between NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Isa Mustafa of Kosovo