Kryetari Mustafa sonte uron qytetarët me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

16.02.2018 18:43:57

Edhe pse në trajtim hospitalor në Gjermani, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh urimi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Siç njofton LDK, nëpërmjet faqes së saj në facebook, kryetari Mustafa, mesazhin do ta përcjellë nëpërmjet RTK-së , në edicionin e lajmeve të orës 19.30.

Ky është njoftimi i LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, përmes një lidhje telefonike me RTK-në, ka uruar qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e Pavarësisë. Mesazhin e Kryetarit Mustafa mund ta ndiqni sonte në edicionin qendror të lajmeve në RTK, që fillon në ora 19:30.