Kthehet normaliteti në aeroportin e Frankfurtit, policia nis hetimet ndaj të dyshuarit

31.08.2016 13:31:16

Policia federale e Gjermanisë ka thënë sot se është duke e hetuar një të dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në aeroportin e Frankfurtit, veprimet e secilit kishin çuar në evakuimin e pjesshëm të aeroportit dhe ndaljen e fluturimeve.

Një pjesë e terminalit të aeroportit të katërt më të madh të Evropës është të pastrohet nga udhëtarët sot në mëngjes, pasi që një person kaloi në zonën e nisjeve pa e kompletuar kontrollin e sigurisë, transmeton Express.

Policia nuk ka gjetur ndonjë mjet të dyshimtë në sallën e nisjeve pas evakuimit, ka thënë për Reuters një zëdhënëse i policisë federale.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth të dyshuarit.