Kujtime për Halil Alidemën

05.04.2017 09:07:02

(Vazhdon nga numri i kaluar)

Filimisht pakez për Fejzë Binak Morina

Meritë për këtë foto të Halilt që po e publikoj unë, ish nxënësi i Halil Alidemës, për herë të parë, ia dedikoj dajës Fejzë i cili, siq e thash edhe dje, kur punonte si puntor, daktilograf në SPB-në e Rahovecit, i ka ndihmua shume të rinj që të mos bijnë në dorën e UDB-ës Jugosllave duke i informuar sa herë që i ka ndie eprorërt e vetë se ku do të shkojnë me kontrollua, me bastis apo me e burgos ndonjë të ri. Prandaj, është e ngjashme puna e dajës për Halilin sikurse studjuesit e Skënderbeut që e lidhin emrin e Barletit me emrin e Gjergj Kastriotit.

Pra, dua ta falenderoj një ish nxënës të Halil Alidemës, Fejzë Binak Morina i cili para pakë ditëve ma dërgoi një letër në Inboxin tim dhe më pyeste për Adem Kastratin, vëllain tim më të madh. Ai e kishte ruajt një fotografi, kur ishte nxënës i klasës së shtatë në shkollën filloire “Emin Duraku” në Malishevë, nxënës të së cilës kishin qenë bashkë me vëllain tim, Ademin. Ai thjesht dëshironte që t`ja dërgoj Ademit fotografinë. Dhe filloj të më pyes se ku është Ademi. Daja Fejzë më shkruante:
”Sinan edhe nje pyetje a din dickA PER ADEM UKEN SE E KAM NJE FOTOGRAFI TE KL. 7 E PO KAM DESHIR MEJA PERCJELL SE ESHTE FOTOGRAFI E KREJT KLASES EDHE ME SA E DI UNE ATY ESTE EDHE HALIL ALIDEMAJ SE KA QEN DREJTOR SHKOLLE NE AT KOH.”.
Në pyetrjen time se a e lexove shkrimin … që e kisha dërgua, daja filloi të më ankohet për gjendjen e vështirë në Kosoove:
”e more sinan ne ketu jemi ne kosove qe hala na ndalet rryma ka tri kater her ne dite ose kur te ju teket atyne dhe per ate ende si kam lexuar dhe kompletuar por jam duke u mundua qe ti renditi dhe posa ti lexoj do te lajmerohe me nje koment te shkurte”

Por më në fund Daja Fejzë më tregoi: Halili Alidema ëshë i katërti, nga e djathta, në këmbë.
Në rendin më poshtë, në mes është mësuesi Ibrahim Dobruna bashkë më vëllain tim, Ademin, dorën ia ka qit në krah apo rreth qafës. Të dytë luanin futbol shumë mirë apo ishin më të mirët në shkollë dhe përgjithësisht në komunën e Malishevës. Në të njëjtin rend, fillojmë nga lartë, i dyti nga e djathta është mësuesi i historisë, Mifail Ahmeti.

Falenderoj Fejzë Binak Morinën, dajë imi nga Astrazubi i cili ma dërgoj një foto të Halil Alidemës, si drejtor i shk. Fill. ”Emin Duraku” të Malishevës së Llapushës, në vitin shkollor 1963/64 (Nuk ishte i sigurtë cili vit shkollor ka qenë) bashkë me klasën e shtatë dhe dy mësues të tjerë, Mifailin dhe Ibrahimin, gjeneratës së parë të fillores apo siq i thonim ne atherë, gjimnaz, klasa e pestë deri në klasën e tetë.

Halil Alidema

Kush është Halil Alidema ?

Halil Alidema (15 mars 1936 – 19 mars 1996) u lind në një familje të madhe patriarkale e patriotike, nga e ëma Mirzadja dhe babai Bexheti në një fshat të Kosovës të quajtur Pozheran (komunë e Vitisë – fshat në magjistralen Ferizaj-Gjilan). Ishte i martuar me Teuta Kryeziun dhe së bashku lindën 3 fëmijë, 1 djalë – Atdheun dhe 2 vajza – Linditën dhe Yllkën të cilët për momentin jetojnë jashtë vendit dhe ndjehen shumë krenarë për prindërit (“heronjtë”) që patën.
U lindi në Pozheran, Kosovë e vdiq në Tiranë, në Shqipëri Ndoshta është e tepërt të thuhët, se ishte Maxhistër i Historisë, Jurist, Politikan. Pra e donte historinë, drejtësinë dhe nuk dëshironte të mirret me politikë por ishte e pamundshme për kohën nëse një intelektual i madh, një njeri i ndershëm siq ishte Halili të mos angazhohej edhe në politikë.Vetëm “politika” vendoste fatin tonë.
Dhe u muar me politikë Halili. U muar me mish e me shpirt, bashkë me profesorët, politikanët, artistët deri sa ra në sy të pushtetit dhe të pushtuesit dhe ”iu ndal aktiviteti” drejtorit tim të parë, Heroit të ardhshëm të Kosovës.

”Mirëpo, këto suksese të Halilit, u ranë shpejt në sy punëtorëve të UDB-së jugosllave moniste. Halili përcillej në çdo hap, ndaj me ndikimin dhe përkrahjen e shokut të shkollës Qerim Gashit, për t’i ikur përcjelljes së udbashëve, bashkë me Teutën, më 1962 u punësuan në shkollën 8-vjeçare të Malishevës, aso kohe komunë në vete.

Malisheva është qyteza në midis të Kosovës, në mes të qendrave më të mëdha si Peja, Gjakova, Prizreni e Prishtina dhe me gjatësi në km, afësrsisht i ka të njëjta, 50-70 km. largësi

Halili e Teuta kudo që punuan, edukuan dhe arsimuan nxënësit dhe popullin, duke zhvilluar një veprimtare edukativo-arsimore të fuqishme, ngjallën dashurinë e ndjenjën atdhedashëse e arsimdashëse. Prandaj si të këtillë mund ti emërtojmë me plot të drejtë “Mësues të merituar të popullit”.(Këto të dhëna i kam marr nga interneti, në rrjetet sociale e në Wikipendia. Kerkoj falje nga autori ose autorët nëse nuk jam besnik por për shkak të natyrës së skhrimit, nuk mund ta paraqes gjithë literaturën e shfrytëzuar).
Halilin, e njoha për së dyti, kur i fillova studimet në Letërsi, më 1975/1976, aty ku ai punonte në administratën e fakultetit, jo me ”studentë” e në procesin mësimor si ligjërues. Sepse ia kishte frigën pushteti pushtues dhe edhe aty nuk donte ta lente.

Për Halil Alidemën që punon në Fakultetin Filozofik më treguan Demë Mahmuataj, Demë Fetaj e Demë Ibërdemaj të tretë puntorë të administratës së Fakultetit Filozofi dhe të tretë nga rrethi i Pejës, burra se jo mahi.
Shkova menjëherë dhe hyra në zyrën e tij që nuk ngjante në zyre të një institucioni kaq të madh siq ishte Fakulteti Filozofik por ishte si një kaqak (kotec) i pulave në mese të sallës së ish Bibliotekës dhe koridorit kryesor që e lidhte dekanatin me sallat e mësimit dhe degën e sllavistikës.

Halili më përshëndeti si burrat duke ma shtrënguar dorën bukur fortë e unë i kisha duart e buta, si të nuseve të shehrit. Isha edhe i papuntorë sa i përket punëve të shtëpisë. Ato i kryenin vëllezërit më të mëdhenj se unë Zeqa, ndjesë pastë dhe Ademi e Baca Lahë.
Kur i tregova Halilit se jam nxënësi yt por që kurë nuk kam folur me Ty, sepse Ti si drejtor kishe punë më të mëdha, me hapjen e shkollave shqipe edhe në rrethin tonë, në fillim ai i fshiu sytë dhe më shikoi më mirë. Hic mos më kqyr se kurrë nuk më ke ”parë” e as nuk ke folur me mua! Ndërsa flisja, atij i shkonin lotët e ia lagnin ftyrën e ti të rruar, të pastër e të ndershme. I dashuri drjejtor, ti luaje edhe futboll, bashkë me vëllain tim, Adem Ukën, Nuredini, Ismetin e … nxënësit e tu. (atherë shumica e nxënësve quheshim dhe njiheshim më tepër me emrin e Babës, pra Adem Uka, por edhe Kastrati?
Dhe kut ti luaje futboll, si përfaqësues i shkollës kundër shkollave të Banjës, Carrallukës, Arllatit dhe të Kijevës ne nxënësit kënaqeshim dhe vetëm rrihnim shuplaka e ta përnnednim emrin, jo Halili por shoki drejtor.

Po, më kurrë nuk të pash o drejtori i m i parë, rreze drite bëftë Zoti mbi ty siq bëre Ti për neve, nxënësit Tu, shkollën tonë e rrethin tonë të Llapushës, vendit më të bukur por më të prapambetur në Kosovë në të gjitha regjimet e në të gjitha sistemet.
Për Halilin më kishin folur folur edhe disa studentë të degës filozofi-sociologjisë që vinin te unë, Shemsi Reqica, Enver Zhinipotoku, Hamdi Sopa, tash i ndjerë, Fehmi e Shukri Ibrahimi por edhe Sabri Alidema, kusheri i Halilit.

Po ”ndahem” nga Ti i dashuri Halil për me e vazhdua më vonë por më së pari do të flas edhe pakëz për Qerim Gashin, ish shokun tënd të studimeve.