Kukës, sherr mes adoleshentësh, vritet me thikë 16-vjeçari

10.11.2017 21:04:30

Një adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kukës, pasi është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes adoleshentëve ku mbeti i vrarë me mjet prerës thikë 16-vjeçari A.M. Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, R.M, 17 vjeç dhe ka sekuestruar thikën e përdorur në krim.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.