Kushtet e Serbisë për normalizim të raporteve me Kosovën

25.12.2017 09:52:47

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Sipas politikanit serb, zgjidhja e çështjeve pronësore në Kosovë do të jetë një nga kërkesat kryesore të palës serbe për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.

Gjithashtu, ai tha se në vijim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë një rishikim të procesit të privatizimit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa UNMIK-un dhe EULEX-in do t’i trajtojë edhe zyrtarisht si organizata të ngarkuara me menaxhimin e përkohshëm të Kosovës.