LDK zyrtarizon prishjen e koalicionit me AKR-në në Mitrovicë

08.12.2016 12:18:59

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi përmes një konference për media ka bërë të ditur se kanë shkëputur koalicionin me AKR-në e cila udhëhiqet nga Agim Bahtiri.

Kamberi ka thënë se vendimi është marrë dje në pajtueshmëri me të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë.

Ai ka thënë se deri tek ky vendim kanë ndikuar shumë arsye.

Kamberi ka theksuar se në vazhdimësi si LDK kanë dhënë kontributin në përmirësimin e jetës dhe qeverisjes së Mitrovicës.

Ai ka theksuar se LDK do të vazhdojë si e vetme që në zgjedhjet e ardhshme do të jetë pretendente për marrjen e pushtetit në Mitrovicë.