Limuzina e blinduar e Trump është e gatshme

04.03.2017 18:12:53

Tash për tash nuk dihet fuqia e limuzinës, pasi kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht pasi është sekret shtetëror

Fotografia më e re e limuzinës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka treguar fuqinë e automjetit e cila është në fazën përfundimtare të krijimit dhe ku në të cilën shefi i Shtëpisë së Bardhë mund të vozitet gjatë mandatit të tij.

Kontratën për prodhimin e këtij “monstrumi” e ka fituar firma amerikane “General Motors”, ndërsa llogaria përfundimtare për limuzinë do të kapë shumën 15,8 milionë dollarë, shkruan “Daily mail”.

Sipas raporteve që vijnë nga SHBA-të, limuzina është e gatshme, por prezantimi i saj zyrtar pritet të bëhet më 30 mars, në mënyrë që të mbetet kohë për përfundimin e disa detaje të imta.

Në internet ka rrjedhur fotografia e automjetit të kamufluar në njërin nga testet e tij finale. Në fotografi shihet “bisha”, siç e ka marrë emrin automobili, i cili qëndron i parkuar ndërmjet dy xhipave të mëdhenj, të cilët në krahasim me të duken të imtë.

Tash për tash nuk dihet fuqia e limuzinës, pasi kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht pasi është sekret shtetëror.

“Bisha” është e pajisur me mbrojtje nga projektilet balistike, armët kimike, ka sistem të veçantë të komunikimit satelitor, radarin dhe pajisje të pasur medicinale. Mendohet se do të mbushte me naftë për qarkullim.