Mariah Carey raportohet se ka djegur fustanin e nusërisë, të cilin e kishte blerë për dasmën e saj me ish të fejuarin James Packer.
Këngëtarja e famshme u fejua me miliarderin australian në janar të vitit 2016, por marrëdhënia e tyre mori fund në muajin shtator pas një sherri ndërsa ishin me pushime në Greqi.
Sipas “TMZ” fustani i djegur kapte vlerën e 250.000 mijë dollarë.