Marrëdhëniet SHBA – Kubë: Presidenti Obama emëron ambasadorin në Havanë

28.09.2016 10:59:42

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se emërimi i ambasadorit ishte “një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve”.

Jeffrey DeLaurentis, i cili ka qenë njeriu kryesor në Ambasadën amerikane në Kubë që nga rihapja në korrik të vitit të kaluar, është zgjedhur edhe përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-ve në vendin komunist.

Presidenti Obrama vlerësoi ambasadorin e ri në Kubë duke thënë “se nuk kishte njeri më të kualifikuar si shërbyes publik” se DeLaurentis.

Obama vazhdon të sfidohet në Kongres nga republikanët të cilët janë kundër “lëshimeve” amerikane ndaj Kubës.

Ndërkohë që kufizimet në fluturime janë hequr, embargoja amerikane mbetet në fuqi.