Arrestohet në Krujë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për veprat penale”Vjedhje”,”Vjedhje me dhunë” dhe “grup kriminal”. Në pranga ka rënë shtetasi Ilir (Lirim) Dobrozi 30 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi Interpol Roma, Itali, datë 3 gusht 2016 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku akuzohet nga Gjykata e Forlit, Itali, për veprat penale “Vjedhje,” “Vjedhje me dhunë”dhe “grup kriminal”.
Maksimumi i dënimit deri në 20 vjet burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme.









































