Masakra në Zelandë/ Emra serbë të shkruar në armën e vrasësit

15.03.2019 14:01:13

Detajet e reja janë zbuluar për masakrën me 49 viktima në dy xhami të Zelandës së Re. Autori i masakrës, 28-vjeçari Brenton Tarrant kishte shkruar në arsenalin e armëve të tij, emrat e dhjetëra princërve serbë dhe shkaktarëve të disa gjenocideve në botë.

Në armën e tij kishte shkrime cirilike ku gjenden shumë emra në gjuhën serbe.

Terroristi australian që transmetoi masakrën live në Facebook kishte shkruar këto emra:

Marko Milajnov Popovic – Emri i Dukës së Malit të Zi

Marko Miljanov Popoviq (1833 – 1901) – shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.

Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviç (1329 – 1389), i njohur si ‘Car Lazari’. Vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë.

Sherban Kantakuzin – Ai është një princ vlleh (1640 – 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç