Mat, gjenden 27 kg kanabis, poseduesi arratiset

23.05.2017 17:59:07

Një sasi prej 27 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia në fshatin Karicë të Matit. Gjatë operacionit të koduar “Liqeni”, droga u zbulua e fshehur në tre thasë plastmasi.

Poseduesi i lëndës narkotike, me iniciale L.B, u arratis sapo vuri re forcat e policisë.

Uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen dhe kapjen e tij.