Pengoni me kohë përhapjen e tenjave me vetëm dy përbërës!
Për të penguar shfaqjen e reaksioneve alergjike, do të ishte mirë të bëni këtë sprej dhe me të të spërkatni mobiliet, transmeton Telegrafi.
Meqenëse tenjat janë shkaktari shumë i shpeshtë i alergjive, të cilat gjenden pothuajse gjithkah – në çarçafë, tepihë, perde dhe në mobilie të tjera, është me rëndësi që me kohë të pengoni përhapjen e tyre.
E gjitha që ju nevojitet janë:
– Një shishe e vogël me spërkatës,
– Vaji eukaliptusi apo xhenxhefili
– Një litër ujë.
Përgatitja:
Në një litër ujë qitni 20 pika vaj dhe tundeni.
Spreji është i mirë për pjesët e mobileve të cilat nuk mund t’i lani, ndërkaq për çarçafë dhe perde përdorni vajin në të cilin do t’i qitni disa pika në dozën e detergjentit të cilin zakonisht e përdorni.
Për eliminimin e tenjave në tepih përzieni 10 pika vaj me sodë bikarbonati dhe nëpërmjet sitës hidheni nëpër tepih.
Pas gjysmë ore fshijeni me thithëse pluhuri.