Mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

11.06.2017 20:47:55
BBC, Reuters, ABC News e media të tjera kanë raportuar për përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Në artikullin e saj të publikuar nga BBC, thuhet se Qeveria e re do duhet të trajtojë papunësinë e lartë, të përmirësojë ekonominë dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj.

Por nuk është e vetmja BBC që ka raportuar për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot.

Edhe Reuters, ABC News dhe media tjera po ashtu kanë shkruar rreth procesit zgjedhor të mbajtur sot ku rezultatet përfundimtare pritet të publikohen së shpejti.