Meksika përgënjeshtron kërkesën e Turqisë për përndjekjen e Fethullah Gylen

29.07.2016 16:42:58

Qeveria e Meksikës ka hedhur poshtë spekulimet se ka pranuar çfarëdo lloj kërkese zyrtare nga Turqia në lidhje me kërkimin për të gjetur Fethullah Gylen i cili akuzohet nga Ankara për implikim në organizimin e grusht shtetit në këtë vend.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se burimet e qeverisë së Meksikës kanë deklaruar se qeveria e këtij vendi nuk ka pranuar kurrfarë kërkese zyrtare nga Turqia për përndjekjen dhe arrestimin e Fethullah Gylen.

Më parë ministri i drejtësisë së Turqisë kishte thënë se ekziston mundësia që Gylen është arratisur nga Amerika. Ndërkohë edhe kryeministri i Egjiptit ka hedhur poshtë pranimin e çfarëdo lloj kërkese për strehimin e Fethullah Gylen, por ka thënë se nëse paraqitet një kërkesë e tillë, Kajro do ta shqyrtojë atë.