Faljet skandaloze të Gjorge Ivanovit

29.07.2016 16:37:33

Rasti i faljes së një të dënuari të dyfishtë, nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, nuk është rasti i vetëm. Tv Telma ka zbuluar edhe rast tjetër më të rëndë.

Bëhet fjalë për një rast të një të dënuari për grabitje të rëndë dhe tentimvrasje, me 12 vite burg, ndërkaq me faljen, ka vuajtur vetëm 6 vite.

Ky i dënuar, gjatë grabitjes ka mbajtur pengj në një bastore, në vitin 2014, ka fituar 6 muaj ulje dënimi. Pas dy vitesh, i njëjti person ka fituar falje të plotë nga kryetari Ivanov.