Meksikë-Amerikë: Së shpejti takim mes dy presidentëve

21.01.2017 22:10:41

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto ka biseduar në telefon me presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump.

Ata janë dakorduar që në një të ardhme të afërt të realizojnë një takim, për të diskutuar rreth temave aktuale.

Presidenti meksikan ka deklaruar se shteti që drejton dëshiron të ketë raporte të mira me fqinjët verior, dhe shpreson se kjo do të jetë pozitive si për Meksikën ashtu edhe për Amerikën.