Merkel bind Vuçiqin që Lista Serpska të kthehet në institucione

Merkel bind Vuçiqin që Lista Serpska të kthehet në institucione

26.03.2017 19:35:50

 

 

Lista Srpska do të kthehet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë për të përditshmen austriake “Der Standard”.

Për kthimin e Listës Srpska në intitucionet e Kosovës, Vuçiq është bindur nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një vizite që kryeministri serb ka zhvilluar javë më parë në Berlin, ka bërë të ditur gazeta e Austrisë.

Lista Srpska ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kthimin e saj në institucionet e Kosovës, të cilat ajo po i bojkoton që nga tetori i vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesit e serbëve kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.