Në kujtim të 26 Marsit të vitit 1981: Lavdi e nder të gjithë atyre që u vranë e vdiqën!

 

Sot, kisha “vendos” që të mos flas e as të shkruaj sepse është 26 Marsi.

Më 26 Mars të vitit 1981, u bënë, u “organizuan” demostratat më të mëdha deri atherë, në Jugosllavi.

Pas vdekjes së Titos askush nuk besonte se do të ketë Jugosllavi, përveç parullave “Pas Titos, Tito”, që do të thotë, Jugosllavi. Emri i Titos ishte i lidhur më Jugosllavinë “e re”.

Por demostratat e studentëve shqiptarë në Prishtinë, ia hoqën maskën Jugosllavisë titiste pikërisht në ditën kur vinte stafeta e Titos në Kosovë.
Kjo i zemëroi pa masë agjentët e policisë dhe sikur të mos mjaftonte, thirrën edhe “kolegët” e tyre maqedon e ata nga Nishi.
Ishte ditë e ente, 26 mars 1981.
( Kam shkruajt një feton të gjatë për Demostratat e Pranverës Sudentoere të Vitit 1981, me titull : A ishin demostratat e vitit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatotorët ?)

At pasdreke, nuk mund ta harroj edhe për arësye se përveç që na burgosën, na rrahën me shkelma e me shufra goma, agjentët shqiptarë të Policisë Jugosllave.

“I kujtoj”, Lutfi Ajazin, Muharrem Danën, Faik Nurën, Ramqen … agjentët që më së shumti na tortuaruan në burg. Gjithashtu, i kujtoj shokët Ali Lajqin, Ibrahim Nikqin, Enver Halitin, Haki Berishën, Muhamet Mahmuatajn, Halil Alidemën (ish drejtor shkolle në Malishevë), profesor Gazmend Zajmin ….
Kjo datë e e kjo ditë, nuk harrohet derisa sa të më qojnë katër vetë te “shtëpia” ime e përjetshme.

Lavdi e nder të gjithë atyre që u vranë e vdiqën për këtë ditë e për këtë datë, për vititin 1981, Motin e Madh për Kosovën.
I kujtoj edhe për arësye se ata që duhët, nuk i kujtojnë!
E Enjte, 26 Mars 1981, Prishtinë-Kosovë
E diel, 26 mars 2017, Malmö-Suedi.