Ministri Demolli mori pjesë në shënimin e 60 vjetorit të çlirimit të Hungarisë

22.10.2016 00:01:06

Me rastin e përvjetorit të 60 të çlirimit të Hungarisë, në hotel “Sirius” u mbajt një aktivitet ku mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së FSK-së, Haki Demolli.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se një histori të tillë për çlirim e pati edhe populli i Kosovës në të kaluarën, ku shqiptarët u torturonin nga shteti jugosllavë në emër të dorëzimit të armëve e që sipas tij konincidon pikërisht me dimrin e vitit 1956.

“Për koincidencë, viti 1956 edhe për shqiptarët e Kosovës do të jetë një ndër vitet më të tmerrshme në regjimin komunist jugosllav të dominuar nga hegjemonizmi serb. Nga viti 1955 deri në vitin1966 qeveria jugosllave me iniciativën e ministrit të punëve të brendshme, serbit famëkeq, Aleksandër Rankoviqit, ndërmori operacionin e madh të pastrimit etnik të shqiptarëve me qëllim të dëbimit dhe shpërnguljes së tyre për në Turqi. Kulmi i këtij operacioni ishte dimri i viti 1956 i cilinë kujtesën e shqiptarëve njihet si viti i dorëzimit të armëve kur forcat policore të ministrit Rankoviq me pretekstin e grumbullimit të armëve ushtruan torturë jonjerëzore mbi shqiptarët që jetonin në trevat e tyre por të administruar nga krijesa artificiale që quhej Jugosllavi”, deklaroi Demolli.