Ministri Hoxhaj për vizitë në Kroaci, pak ditë pasi Daçiqit iu refuzua kërkesa

19.02.2017 22:24:27

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pas pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut për Siguri ka udhëtuar drejt Kroacisë, ku nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Zagreb.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kryediplomati kosovar Hoxhaj pritet të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit, Presidenten, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë.

Vizita e Hoxhajt në Kroaci vjen si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe interesimit nga të dyja palët që kjo marrëdhënie të zgjerohet në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në anën tjetër, kujtojmë që javën e kaluar homologu kroat pati refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daciq për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ç’rast pati deklarata të shumta nga të dyja palët ku edhe tensionet nuk janë ulur aspak.

Tensione me deklarata e veprime në javët e fundit ka pasur edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.