Momenti kur policia hyn në banesën e Stresit dhe sekuestron amën (Video)

06.01.2017 13:44:10

Policia e Tiranës ka publikuar edhe pamje gjatë kontrollit në shtëpinë e këngëtarit duke sekuestruar edhe armën tip “shot gun”, me të cilën qëlloi këngëtari.

I riu nga Tropoja është shpallur në kërkim sërish, pasi ka qëlluar me armë tip Shotgun në ajër, ndërsa videon e hodhi në rrjetet sociale. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, duke i sekuestruar armën babait të reperit Sali Lushaj.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur forcat e rendit hyjnë në banesën e Lushajt duke sekuestruar edhe armën. Arma është në pronësi të babait të Arkimedit, për të cilin policia ka vendosur që t’i heqë lejen e mbajtjes së armëve të gjahut.

Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient public. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë”, raporton policia.