Mustafa: Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!

22.06.2017 21:22:35

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po merr pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane që po zhvillohet në Bruksel, e ku LDK është anëtare e barabartë e këtij grupimi të fuqihëm të partive të djathta dhe të qendrës së djathtë.

“Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër.
Në Samitin e sotëm në Bruksel ishin liderët kryesorë të BE-së dhe vendeve anëtare.
Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!” – thuhet në postimin e z. Mustafa.