Në Gjirokastër humb jetën një dyvjeçar nga Kosova, në gjendje të rënd babai i tij

24.07.2016 16:30:42

Një fëmijë dyvjeçar me shtetësi kosovare, me inicialet L.L., është njëri nga tri viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Fëmija po udhëtonte me familjen e tij në automjetin e tipit Nissan me targa zvicerane ZH 750960. Mësohet po ashtu se në gjendje të rëndë është edhe babai i tij, drejtues i automjetit.

Ndërkaq, pas viktimës së parë që është shtetasja Albana Hasani, police shqiptare, mësohet se ka humbur jetën edhe një fëmijë tjetër me inicialet D.D, të cilët udhëtonin në mjetin tip Furgon që dyshohet se është edhe shkaktari i aksidentit të sotëm.

Edhe shtatë pasagjerë që ndodheshin në furgon janë dërguar për trajtim të specializuar shëndetësor në Qendrën e Traumës në Tiranë.