Në Itali/ Gruaja e bllokuar në shtëpi me trupin e burrit të vdekur nga koronavirusi

11.03.2020 09:51:11

Një grua italiane është detyruar që të qëndrojë brenda në shtëpi me kufomën e burrit të saj, që humbi jetën nga koronavirusi. Sipas CNN, për shkak të masave të rrepta dhe karantinës në Itali, asaj nuk i lejohet të dalë nga shtëpia.

Burri, i cili ishte testuar pozitivisht për koronavirusin vdiq të hënën në orën 2 të mëngjesit me orën lokale.

“Po, është e vërtetë që ajo është akoma atje me trupin dhe ne nuk do të mund ta heqim deri të mërkurën në mëngjes”, tha kryebashkiaku Giancarlo Canepa.

Ai deklaroi se protokolli i karantinës thotë qartë se askush nuk lejohet t’i afrohet trupit. “Fatkeqësisht, ne kemi një protokoll sigurie që duhet ta ndjekim”, shtoi kryebashkiaku.