Në Spitalin e Ferizajt vdes gruaja shtatzënë që kishte probleme kardiake

23.05.2017 12:44:39

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një grua shtatzënë, e cila kishte probleme me zemrën.

 

Ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi thuhet se ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën.

“Pacientja ka ardh në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirr gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes“, tha ai.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi sipas tij ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.