New York Times: Trump nuk do të bllokojë dëshminë e Comeyt

03.06.2017 17:26:52

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, nuk planifikon të bllokojë dëshminë e ish-drejtorit të FBI-së James Comey, të caktuar për javën e ardhshme.

 

Kështu shkruan të shtunën New York Times, duke iu referuar dy zyrtarëve të lartë të paemëruar.

Comey ka udhëhequr hetimin për përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, kur Trump e shkarkoi muajin e kaluar.