Nikoliq: S’bisedojmë për pavarësinë e Kosovës

01.02.2017 22:52:34

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, pak para takimit me Isa Msutafën e Hashim Thaçin ka thënë se nuk do të ketë bisedime për pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për gazetarët përpara takimit dypalësh tek Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, Nikoliq tha se delegacioni serb në Bruksel gjithmonë vjen me vullnet të mirë, porse tema si statusi dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ketë.

Takimi mes katër liderëve, sipas Nikoliq do të dominohet nga tema siç janë; Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe revitalizimi i urës mbi lumin Ibër.