Një tërmet i fuqishëm trondit Kilin, bie alarmi për cunami

26.12.2016 12:06:22

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 7.7 ballë, në brigjet e Kilit ka paralajmëruar cunami në këtë vend, që gjithsesi është tërhequr më pas.

Tërmeti goditi në 225km në jug-perëndim të Puerto Montt në Kilin jugor në 14:22 sipas kohës lokale ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik Shtetet e Bashkuara. Thellësia e tij ishte rreth 15 km dhe nuk raportohet për të lënduar, por vetëm pë dëme materiale.

“Si masë paraprake, ne urdhëruam largimin e zonave bregdetare të Biobío, Araucania, Los Rios, Aysen,” thuhet në paralajmërim.

“Alarmi për cunami është ulur në një nivel”, – ka njoftuar ministri i Brendshëm kilian, duke saktësuar që mund të ketë gjithsesi valë të ;arta nga 30 centimetra deri në një metër.

Në vitin 2010, një termet me magnitudë 8.8 në Kili ka shkaktuar një cunami dhe vrarë 524 persona.